OVL UÇK, Prokurorisë Speciale: Etiketimi i Clarkut dhe Rubinit si të njëanshëm ju zhyt në armiqësi politike - Gazeta Express
string(105) "ovl-uck-prokurorise-speciale-etiketimi-i-clarkut-dhe-rubinit-si-te-njeanshem-ju-zhyt-ne-armiqesi-politike"

Lajme

Gazeta Express

28/05/2026 13:15

OVL UÇK, Prokurorisë Speciale: Etiketimi i Clarkut dhe Rubinit si të njëanshëm ju zhyt në armiqësi politike

Lajme

Gazeta Express

28/05/2026 13:15

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së i ka reaguar Prokurorisë Speciale duke thënë se “etiketimi i figurave si Gjeneral Wesley Clark dhe James Rubin si të njëanshëm apo të pabesueshëm” e zhyt këtë institucion në armiqësi politike.

Ata thanë se dëshmitarët në fjalë nuk kanë trilluar histori e as i kanë shërbyer ndonjë agjende personale, por thanë atë që e ka parë e gjithë bota.

“OVL UÇK hedh poshtë përpjekjen e Prokurorisë Speciale për të diskredituar dëshmitarët ndërkombëtarë që dëshmuan për të vërtetën e Luftës Çlirimtare të Kosovës”, thuhet në reagimin e kësaj organizate.

“Etiketimi i figurave si Gjeneral Wesley Clark dhe James Rubin si të njëanshëm apo të pabesueshëm, e nxjerr Prokurorinë nga argumentimi ligjor dhe e zhyt në armiqësi politike, madje edhe në absurditet profesional”.

“Këta dëshmitarë nuk trilluan histori. Nuk i shërbyen asnjë agjende personale. Ajo çfarë deklaruan është ajo që pa e gjithë bota: UÇK-ja zhvilloi luftë të drejtë dhe të domosdoshme kundër shtypjes jugosllave, përkrah një aleance euroatlantike që e njihte dallimin mes çlirimit dhe agresionit”.

“Të sulmosh ata që i qëndruan pranë Kosovës në orën e saj vendimtare, do të thotë të sulmosh vetë historinë që e bëri të mundur lirinë”.

Sipas OVL-së, këto sjellje tregojnë panik të Prokurorisë përballë fakteve që refuzojnë t’i nënshtrohen një vendimi të paracaktuar.

“Sjellje të tilla shfaqin panikun e tyre përballë fakteve që refuzojnë t’i nënshtrohen një vendimi të paracaktuar. Asnjë zyrë prokurorie, sado e paprekshme të jetë nga llogaridhënia, nuk ka të drejtë të përqeshë dëshmitë e ndershme, thjesht sepse ato ia rrëzojnë akuzën”.

“Kërkojmë që Gjykata t’i trajtojë këto manovra me përbuzjen që meritojnë, duke peshuar provat dhe jo mërinë politike. Historia e kësaj lufte u shkrua me gjak. Arroganca institucionale nuk do të mund ta përmbysë”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement