Varane në Man Utd, Mbappe në Real - Gazeta Express
string(32) "varane-ne-man-utd-mbappe-ne-real"

Futboll

Gazeta Express

03/03/2021 16:20

Varane në Man Utd, Mbappe në Real

Futboll

Gazeta Express

03/03/2021 16:20

Transferimi i mbrojtësit francez në Angli tek Manchester United do t’i hapte rrugë kalimit të sulmuesit francez në Real Madrid

Transferimi eventual i Kylian Mbappes në Real Madrid varet shumë nga Raphael Varane.

Lexo Edhe:

Në fakt, nëse qendërmbrojtësi francez transferohet në Manchester United, gjithçka do të ishte më e lehtë për “Los Blancos”.

Kjo pasi me shitjen e 28 vjeçarit, kampioni aktual spanjoll do të fitonte para, për t’i përdorur ato në blerjen e sulmuesit të Paris Saint-Germainit.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi “MEN”.

Me këtë rast, do të shuheshin përfundimisht shpresat e Liverpoolit për ta transferuar kampionin e botës me Francën. /Gazeta Express/