Vajza bleu veturën Audi dhe e reklamoi në Facebook, hajnat ia vjedhin pak orë më vonë - Gazeta Express
string(84) "vajza-bleu-veturen-audi-dhe-e-reklamoi-ne-facebook-hajnat-ja-vjedhin-pak-ore-me-vone"

Vajza bleu veturën Audi dhe e reklamoi në Facebook, hajnat ia vjedhin pak orë më vonë

Gazeta Express

06/12/2019 8:49

Një vajzë bleu një veturë të re të tipit “Audi” dhe e publikoi në llogarinë e saj në Facebook. Po e njëjta u vu në shënjestër nga grabitësit 36 orë më vonë, shkruan The Sun.

Vajza 20 vjeçe kishte thënë që e ‘zgjodhi këtë bukuri për ta vozitur’, dhe i kushtoi hiç më pak se 30,000 £. Por, derisa ishte duke u kthyer në shtëpinë e saj në Leeds, West Yorkshire, tre banditë të maskuar ishin duke e pritur.

Lexo Edhe:

Ndërsa ajo doli nga automjeti i saj, të dy burrat ia mësynë aksionit. Vajza ulëriti, kurse burrat e përplasen në tokë ndërsa një bashkëpunëtor tjetër u hodh në makinë.

Viktima u ndesh me guxim me burrat dhe u përpoq të tërhiqte burrat nga makina, por ata dolën jashtë dhe e drejtuan përsëri. Sulmi ndodhi në mesnatën e 29 nëntorit, vetëm 36 orë pasi ajo e bleu makinën sportive. Ndërkaq, policia po merren me rastin në fjalë.