Drenica ka marrë një fitore të madhe, e cila i siguroi mbijetesën në Superligën e Kosovës pa barazh.
Skuadra e drejtuar nga Tomas Brdaric fitoi me rikthim ndaj Prishtinës, me ndeshjen e zhvilluar në kuadër të xhiros së fundit të Superligës së Kosovës.
Prishtina ishte e para që doli në epërsi, me golin e shënuar nga Albin Krasniqi në minutën e 37-të të ndeshjes.
Disa minuta më vonë, Igball Jashari barazoi për 1-1.
Golin e fitores, Drenica e gjeti në minutën e 72-të, kur Indrit Prodani shënoi për 2-1.
Me këtë fitore, Drenica shkoi në kuotën e 50 pikëve, në vendin e gjashtë, duke e lënë Prishtinën një pozitë më poshtë, me 49 pikë./GazetaExpress/