Usyk mbron titujt e kampionit të botës, fiton me nokaut ndaj Dubois - Gazeta Express
string(66) "usyk-mbron-titujt-e-kampionit-te-botes-fiton-me-nokaut-ndaj-dubois"

Usyk mbron titujt e kampionit të botës, fiton me nokaut ndaj Dubois

Sport

Gazeta Express

27/08/2023 8:23

Oleksandr Usyk ia doli t’i mbrojë titujt e kampionit të botës në kategorinë e rëndë.

Të shtunën mbrëma, ukrainasi regjistroi fitore me nokaut ndaj britanikut, Daniel Dubois, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Usyk triumfoi në raundin e nëntë.

Kësisoj, ai me sukses mbrojti titujt WBA (super), WBO, IBF dhe IBO.

Për 36-vjeçarin ishte kjo fitorja e tij e 21-të dhe e 14-ta me nokaut.

Oleksandr Usyk vazhdon të jetë ende pa humbje, teksa nuk ka as asnjë barazim në karrierën e tij si profesionist. /Gazeta Express/