Për herë të parë në histori, Spanja do të shkojë në Kupën e Botës pa asnjë lojtar të Real Madridit në radhët e saj.
Trajneri Luis de la Fuente publikoi të hënën listën e Spanjës me 26 lojtarë, por asnjë nga opsionet e Real Madridit nuk u përfshi.
Skuadra e “La Rojas” është pothuajse një e treta e përbërë nga lojtarë të Barcelonës, ndërsa në krahun tjetër munguan plotësisht lojtarët e Real Madridit, edhe pse disa kandidatë ishin në dispozicion.
Dani Ceballos, Raul Asencio dhe Dani Carvajal kanë vetëm një paraqitje në 18 muajt e fundit, ndërsa Fran Garcia dhe Thiago Pitarch nuk ishin fare në konsideratë.
Lojtari më afër përfshirjes ishte Gonzalo Garcia, i cili është në “skuadrën mbështetëse” prej nëntë lojtarësh që do të fillojnë grumbullimin me “La Roja” para miqësores së fundit ndaj Perus në Meksikë.
Mungesa më e madhe ishte pa dyshim Dean Huijsen.
Diçka që nuk është pritur mirë nga ylli i Real Madridit. 21-vjeçari postoi në “Instagram Story” një foto të “Sofascore Team of the Season”, ku gjithashtu shfaqen Pau Cubarsi dhe Eric Garcia.

Fillimisht dukej se ai kishte shanse reale për t’u përfshirë, pasi kishte marrë shtatë paraqitje me kombëtaren në 18 muajt e fundit, por forma e mirë e Marc Pubillit dhe Eric Garcias i dha atyre përparësi.
Qendërmbrojtësi tjetër Aymeric Laporte dhe Pau Cubarsi gjithashtu u përfshinë në listë, ndërsa disa emra të tjerë si Robin Le Normand dhe Dani Vivian mbetën jashtë.
De la Fuente ka shpjeguar se shumica e skuadrës ishte vendosur prej muajsh dhe se ndryshimet në mbrojtje ishin rezultat i performancës dhe formës së lojtarëve gjatë sezonit./GazetaExpress/
Pse të presësh, kur mundesh me hy direkt me Fast Lane? Si Sponsor Gjeneral i Sunny Hill Festival, Banka...