Kurti: Shtesat për lehonat prej 500 eurosh janë ekzekutuar sot, mund të marrë pak kohë derisa mjetet të dalin në xhirollogari - Gazeta Express
string(123) "kurti-shtesat-per-lehonat-prej-500-eurosh-jane-ekzekutuar-sot-mund-te-marre-pak-kohe-derisa-mjetet-te-dalin-ne-xhirollogari"

Lajme

Gazeta Express

25/05/2026 18:25

Kurti: Shtesat për lehonat prej 500 eurosh janë ekzekutuar sot, mund të marrë pak kohë derisa mjetet të dalin në xhirollogari

Lajme

Gazeta Express

25/05/2026 18:25

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, njofton se gjatë ditës së sotme është bërë ekzekutimi i pagesave për lehonat në vlerë prej 500 euro.

Kurti shkruan se pagesa është ekzekutuar me sesionin e fundit bankar, dhe “mund të marrë pak kohë derisa mjetet të reflektohen në llogarinë e secilit”.

Postimi i tij i plotë:

Sot janë ekzekutuar shtesat për lehonat me vlerën e re, të rritur. Nga tash 500 euro.

Të premten e kaluar, në mbledhjen e fundit të Qeverisë, morëm vendim ndër të tjera që të mos prisnim korrikun, kur paga minimale bëhet 500 euro, në mënyrë që edhe shtesat për nënat lehona të rriten në të njëjtën vlerë.

Meqenëse pagesa është ekzekutuar me sesionin e fundit bankar, mund të marrë pak kohë derisa mjetet të reflektohen në llogarinë e secilit.

I gëzofshin të gjitha nënat dhe familjet!

Advertisement
Advertisement
Advertisement