Presidenti brazilian Luiz Inacio Lula da Silva filloi radioterapinë parandaluese të hënën (25 maj), pasi mjekët hoqën një formacion malinj të lëkurës në prill.
“Pas heqjes së një karcinome qelizore bazale më 24 prill, u vendos që të vazhdohej me trajtim plotësues, me radioterapi sipërfaqësore parandaluese të skalpit”, thanë mjekët e presidentit 80-vjeçar në një deklaratë.
Lula mund të vazhdojë aktivitetet e tij të përditshme pa asnjë kufizim.
Lula pritet të kërkojë një mandat të katërt (jo të njëpasnjëshëm) në zgjedhjet presidenciale të tetorit.
Sipas sondazheve të opinionit, ai është përpara kundërshtarit të tij kryesor, Flavio Bolsonaros të ekstremit të djathtë.
Ai është presidenti më i vjetër në detyrë i Brazilit, por është përballur me disa probleme shëndetësore vitet e fundit, përfshirë një ndërhyrje kirurgjikale urgjente në vitin 2024 për një hemorragji në tru. Në vitin 2011, ai u trajtua për kancer në fyt. /Panorama
Pse të presësh, kur mundesh me hy direkt me Fast Lane? Si Sponsor Gjeneral i Sunny Hill Festival, Banka...