Ushtronin aktivitet të paligjshëm të lojërave të fatit, procedohen penalisht 5 persona në Devoll - Gazeta Express
string(95) "ushtronin-aktivitet-te-paligjshem-te-lojerave-te-fatit-procedohen-penalisht-5-persona-ne-devoll"

Ushtronin aktivitet të paligjshëm të lojërave të fatit, procedohen penalisht 5 persona në Devoll

Gazeta Express

19/01/2020 12:25

Policia e Devollit ka bërë me dije se ka proceduar penalisht 5 persona, pasi ushtronin në mënyrë të paligjshme lojërat e fatit.

Pas kontrollit të ushtruar në fshatin Trestenik, Devoll, në lokalin e shtetasit A.M u kapën në flagrancë personat e proceduar duke luajtur lojra fati të palejuara.
Të akuzuarit janë: A.M 65 vjeç, B.M 45  vjeç, E.B 35 vjeç, O.B 36  vjeç dhe Xh.M 22  vjeç

Lexo Edhe:

Njoftimi i policisë:

Devoll

Vijojnë kontrollet për evidentimin dhe ndëshkimin  e personave që vijojnë ende të ushtrojnë aktivitetin e kundraligjshëm të lojërave të fatit.

Procedohen penalisht 5 shtetas, midis tyre pronari i një lokali.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Devoll, filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasve:  

-M., 65 vjeç,

-M., 45 vjeç,

-B., 35 vjeç,

-B., 36 vjeç,

-Xh. M., 22 vjeç, banues në fshatin Trestenik, Devoll.

Procedimi ndaj tyre filloi pasi, gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë kanë ushtruar në fshatin Trestenik, në lokalin e shtetasit A. M., i cili ushtronte aktivitetin pa lejen e organeve përkatëse, shtetasit e mësipërm u kapën duke luajtur lojra fati të palejuara. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan letra bixhozi, sasi në lek dhe euro.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Organizimi i lotarive të palejuara”.