Ushtria izraelite publikon pamjet nga dhoma e kontrollit të Forcave Ajrore izraelite – teksa po sulmoheshin nga Irani - Gazeta Express
string(115) "ushtria-izraelite-publikon-pamjet-nga-dhoma-e-kontrollit-te-forcave-ajrore-izraelite-teksa-po-sulmoheshin-nga-irani"

Lajme

Gazeta Express

17/04/2024 8:11

Ushtria izraelite publikon pamjet nga dhoma e kontrollit të Forcave Ajrore izraelite – teksa po sulmoheshin nga Irani

Lajme

Gazeta Express

17/04/2024 8:11

Ushtria izraelite (IDF) ka publikuar pamjet nga dhoma e kontrollit të Forcave Ajrore izraelite gjatë sulmit nga Irani gjatë fundjavës.

Korrespondenti ushtarak i Times of Israel, Emanuel Fabian tha se pamjet tregonin dhomën e kontrollit gjatë përgjimeve të para të raketave dhe dronëve iranianë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Lexo Edhe:

Kujtojmë se Irani lëshoi më shumë se 300 raketa dhe drone drejt Izraelit, megjithëse u shkaktuan vetëm dëme minimale.

Ndryshe, një ndjekje “Live” të ngjarjes e kishte ndjekur edhe presidenti amerikan, Joe Biden.

Ai ishte në një dhomë të Shtëpisë së Bardhë gjatë gjithë mbrëmjes të së shtunës duke parë në kohë reale sulmin e paprecedentë të Iranit ndaj Izraelit.

I rrethuar nga një grup i vogël i këshilltarëve të tij më të afërt, ky ishte, siç thuhet, një moment me intensitet të konsiderueshëm.

Kjo për faktin se më shumë se njëqind raketa balistike iraniane po hidheshin drejt Izraelit së bashku me dronët.