Jo shumë kohë më parë, “Levi’s” doli me një ide të zgjuar duke mbuluar logon e saj në të gjitha stadiumet ku ajo ka të drejtat e emërtimit në arenat e Kupës së Botës në SHBA.
Logoja ishte mbuluar, por dizajni i saj shumë karakteristik u ruajt, me dy kthesat në pjesën e pasme, dhe kjo pamje u bë virale.

Tani diçka e ngjashme ka ndodhur edhe me “Gillette Stadium” në Boston, i cili për Kupën e Botës është riemërtuar si “Boston Stadium”.
Marka e brisqeve nuk është sponsor i Kupës së Botës, prandaj logoja duhej të ‘zhdukej’.
Në këtë rast, ajo u fsheh duke u simuluar shkumë rroje, gjë që sërish tregon se me kreativitet marka ende arrin të përcjellë imazhin e saj.

FIFA arriti ta heqë logon, por marka nuk është fshirë plotësisht. Secila palë ka arritur, me idenë e vet, ta bëjë kompaninë të identifikueshme.
Këto zgjidhje kreative kanë tërhequr vëmendjen e tifozëve dhe kanë kthyer një ndalim të FIFA-s në një fushatë të shkëlqyer reklamimi./GazetaExpress/