Delegacioni iranian që po merr pjesë aktualisht në bisedimet në Zvicër ka paraqitur një protestë pas kërcënimeve të presidentit amerikan Donald Trump ndaj negociatorëve të tij pak më herët, raportojnë mediat shtetërore iraniane, shkruan CNN.
“Delegacioni iranian ka paraqitur një protestë palës amerikane dhe tani po shqyrton opsionet për një përgjigje të përshtatshme ndaj kërcënimeve verbale të fundit të Donald Trump”, ka postuar në X Press TV, një kanal mediatik shtetëror në Iran.
Në një telefonatë me Fox News sot, Trump tha se SHBA-ja mund ta “marrë nën kontroll” Ngushticën e Hormuzit nëse nuk arrin një marrëveshje me Iranin dhe kërcënoi delegacionin iranian që është mbledhur në Zvicër.
“E mbyllni atë (Ngushticën e Hormuzit) dhe nuk do të keni më shtet”, tha Trump se u kishte thënë zyrtarëve iranianë.
CNN ka kontaktuar Shtëpinë e Bardhë për më shumë detaje mbi atë se çfarë do të nënkuptonte marrja nën kontroll e ngushticës.