Lamine Yamal i mbanë edhe dy flamuj të dy vendeve tjera në këpucët e tij - Gazeta Express
string(72) "lamine-yamal-i-mbane-edhe-dy-flamuj-te-dy-vendeve-tjera-ne-kepucet-e-tij"

Futboll

Gazeta Express

21/06/2026 18:01

Lamine Yamal i mbanë edhe dy flamuj të dy vendeve tjera në këpucët e tij

Futboll

Gazeta Express

21/06/2026 18:01

Lamine Yamal, sensacioni i Spanjës, po mban flamujt e dy vendeve të tjera në këpucët e tij në debutimin e tij të parë si titullar në Kupën e Botës këtë mbrëmje.

Pas një paraqitjeje të shkurtër në barazimin zhgënjyes 0-0 ndaj Kepit të Gjelbër në ndeshjen e kaluar, Yamal u aktivizua si titullar në ndeshjen e rëndësishme të Spain kundër Arabisë Saudite në “Mercedes-Benz Stadium”.

Sulmuesi i Barcelonës, i cili shkëlqeu në triumfin e Euro 2024 dy vite më parë, po bën paraqitjen e tij të 27-të për “La Roja”.

Megjithatë, ai po luan duke përfaqësuar edhe dy vende të tjera që i kanë lidhje të forta familjare.

Edhe pse ka lindur në Barcelonë dhe ka kaluar gjithë nivelet e moshave me Spanjën, Yamal ka lidhje me Guinenë Ekuatoriale dhe Marokun.

Nëna e tij ka lindur në Guinea Ekuatoriale, ndërsa babai vjen nga Maroku, gjysmëfinalist i Kupës së Botës 2022.

Maroku u përpoq ta bindte Yamal që të luante për ta, por ai u ka thënë se “ndihet spanjoll”.

Ndërkohë, presidenti i federatës së futbollit të Guinea Ekuatoriale, Venancio Tomas Ndong Micha, i tha “BBC” në vitin 2024 se vendi “e mban shumë afër në zemër dhe beson se ai do të bëjë gjëra të mëdha për futbollin e Guinea Ekuatoriale”.

Duke qenë krenar për prejardhjen e tij, Yamal shpesh mban flamujt e të dy vendeve në këpucët e tij Adidas F50, dhe kjo u pa sërish gjatë nxehjes në Atlanta, ku flamujt ishin të dukshëm në pjesën e pasme të tyre./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement