Unitedi interesohet për ylliin në rritje të Lillet - Gazeta Express
string(50) "unitedi-interesohet-per-ylliin-ne-rritje-te-lillet"

Futboll

Gazeta Express

03/01/2026 8:40

Unitedi interesohet për ylliin në rritje të Lillet

Futboll

Gazeta Express

03/01/2026 8:40

Manchester United ka identifikuar mesfushorin e Lille, Ayyoub Bouaddi (18 vjeç), si një opsion të mundshëm për afatin kalimtar dimëror, sipas një raportimi nga “Sky Sports News”.

18-vjeçari shihet si një lojtar që mund të forcojë alternativat në mesfushë për Ruben Amorim në “Old Trafford”.

Bouaddi është lojtari më i fundit nga Ligue 1 që ka bërë përshtypje në moshë të re dhe është lidhur me klubet elitare të Europës.

Që nga debutimi i tij në moshën 17-vjeçare, reprezentuesi i të rinjve të Francës ka zhvilluar 74 paraqitje për klubin e tij të fëmijërisë dhe është kthyer në një figurë kyçe për Bruno Génésio te Lille.

Paraqitjet e tij mbresëlënëse kanë bërë që disa klube të interesohen për shërbimet e tij, përfshirë edhe klubin nga Manchesteri.

Megjithatë, ndjekja e mundshme e United për mesfushorin e Lille nuk pritet të jetë e lehtë.

Real Madrid dhe PSG janë ndër shumë klubet e interesuara për nënshkrimin e francezit, duke krijuar mundësinë e një lufte ofertash për shërbimet e tij./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement