Është mbyllur edhe koha e rregullt e finales së Ligës së Kampionëve, e sezonit 2025/26.
Ndeshja e luajtur në Budapest, mes PSG-së dhe Arsenalit është mbyllur me shifra të barabarta pas 90 minutave.
Rezultati i kohës së rregullt është 1-1, me ndeshjen që do të shkojë në vazhdime, dy herë nga 15 minuta.
Golin e parë në ndeshje e shënoi Kai Havertz, i cili shënoi në minutën e gjashtë.

PSG-ja barazoi në pjesën e dytë.
Ishte Ousmane Dembele që shënoi për 1-1, në minutën e 62-të të ndeshjes, nga pika e bardhë.

PSG-ja po tenton ta mbrojë titullin kampion në Champions, teksa Arsenali po e synon trofeun e parë në këtë garë./GazetaExpress/