“Korrupsion shumë i rrezikshëm për demokracinë në Kosovë e për barazinë në garë”, Xhavit Haliti për shpërndarjen e pakos para zgjedhjeve - Gazeta Express
string(133) "korrupsion-shume-i-rrezikshem-per-demokracine-ne-kosove-e-per-barazine-ne-gare-xhavit-haliti-per-shperndarjen-e-pakos-para-zgjedhjeve"

Lajme

Gazeta Express

30/05/2026 21:11

“Korrupsion shumë i rrezikshëm për demokracinë në Kosovë e për barazinë në garë”, Xhavit Haliti për shpërndarjen e pakos para zgjedhjeve

Lajme

Gazeta Express

30/05/2026 21:11

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Xhavit Haliti, e ka vlerësuar si ‘’korrupsion të rrezikshëm’’, vendimin e qeverisë për ndarjen e 100 eurove për disa kategori.

I ftuar në Pressing në T7, Haliti ka thënë se, do të duhej të kishte reagim edhe nga gjyqësori lidhur me këtë.

‘’Është korrupsion shumë i rrezikshëm për demokracionë në Kosovë, dhe barazinë në garë. Unë mendoj që është shumë e rëndë, gabim i rëndë, dhe do të duhej të fliste edhe gjyqësore edhe gjykata Kushtetuese, do të duhej veprime në drejtim të Kushtetueses. Ky pushtet, ose, ky Albin, që shpenzon me një dorë 200 milionë euro, unë s’jam kundër me i ndihmu qytetarët, por jam kundër mënyrës së shpenzimit.’’, ka thënë ai mes tjerash, përcjell Gazeta Express.

Advertisement
Advertisement
Advertisement