UFO në qiell apo satelitë shkencorë, studiuesit në hall - Gazeta Express
string(54) "ufo-ne-qiell-apo-satelite-shkencore-studiuesit-ne-hall"

Mistere

Gazeta Express

20/03/2023 23:55

UFO në qiell apo satelitë shkencorë, studiuesit në hall

Mistere

Gazeta Express

20/03/2023 23:55

Studiuesit janë në hall me satelitët e miliarderit Elon Musk. Ata thanë se këto mjete po i ngatërrojnë statistikat e evidentimit të UFO-ve, duke krijuar paqartësi, shkroi Ctvnews.

Sipas artikullit, numri i objekteve të paidentifikuara në qiell u rrit gjatë pandemisë, pasi siç u tha, njerëzit ishin të izoluar dhe kishin më tepër kohë të vështronin qiellin. Por, ato që njerëzit po i quajnë UFO, mund të jenë satelitë të Muskut, që i ka vendosur në hapësirë për kërkime shkencore, por edhe për shpërndarje të rrjetit Starlink.

Lexo Edhe:

Qendra Kombëtare e Regjistrimit të UFO-ve tha se që nga 2020 është shtuar numri i objekteve të paidentifikuara në hapësirë.

Rreth 600 objekte u hetuan gjatë atij viti, por në fund rezultoi që shumica dërrmuese e tyre ishin pajisje të miliarderit amerikan, të kompanisë SpaceX.

Që nga 2019-a, Musk i ka lëshuar qindra satelitë Starlink në 50 vende të botës.