U përhap lajmi se do t’i blejë 100 mijë vaksina, reagon Behgjet Pacolli - Gazeta Express
string(69) "u-perhap-lajmi-se-do-ti-bleje-100-mije-vaksina-reagon-behgjet-pacolli"

U përhap lajmi se do t’i blejë 100 mijë vaksina, reagon Behgjet Pacolli

Lajme

Gazeta Express

26/01/2021 11:43

Kryetari i AKR’së, Behgjet Pacolli ka demantuar një lajm të rremë lidhur me blerjen e vaksinës, raporton Gazeta Express.

Pacolli ka reaguar pasi një portal ka publikuar se ai ka blerë 100 mijë vaksina.

Lexo Edhe:

Ai ka thënë se ai lajm është i rremë dhe të njëjtit mos t’i besojnë.

“Ky “portal” nëse është i tillë, boton lajme të rreme, mos u besoni gënjeshtrave të trilluara kush e di se ku dhe për çfarë arsye. Nuk ka asgjë të vërtetë, mos u besoni këtyre ju lutem”, ka shkruar Pacolli./Express/