U largua nga Ferizaj, Nevil Dede merret vesh me klubin e ri - Gazeta Express
string(58) "u-largua-nga-ferizaj-nevil-dede-merret-vesh-me-klubin-e-ri"

Futboll

Gazeta Express

04/05/2026 10:36

U largua nga Ferizaj, Nevil Dede merret vesh me klubin e ri

Futboll

Gazeta Express

04/05/2026 10:36

KF Egnatia ndau zyrtarisht rrugët me Edlir Tetovën, teknikun që drejtoi rrogozhinasit për afërsisht tre vite e gjysmë dhe i bëri kampionë të padiskutueshëm të futbollit shqiptar.

Klubi konfirmoi ndarjen duke cituar gjendjen shëndetësore dhe stresin e vazhdueshëm të trajnerit durrsak si arsyen kryesore të vendimit, duke e falënderuar për kontributin e dhënë.

Tetova la pas një trashëgimi të jashtëzakonshme: dy tituj kampioni në Abissnet Superiore, pjesëmarrje historike në kompeticionet europiane dhe pesë trofe gjithsej gjatë periudhës së tij në krye të skuadrës.

Ishte ai që e transformoi Egnatian nga sfidues në dominues të padiskutueshëm të elitës shqiptare.

Ndërkohë, “Top Channel” mëson se në stolin e kampionëve pritet të ulet Nevil Dede, me zyrtarizimin që pritet të bëhet paraditen e së hënës, pasi kanë mbetur për t’u finalizuar vetëm detajet financiare.

51-vjeçari është një nga trajnerët me eksperiencën më të pasur në futbollin shqiptar.

Dede ka drejtuar disa klube të Abissnet Superiores, duke përfshirë AF Elbasanin, me të cilin fitoi Kategorinë e Parë dhe siguroi ngjitjen, si dhe Bylisin, ku u emërua në shtator 2024 pas largimit të Emanuel Egbos.

Aventura e tij e fundit ishte te Ferizaj në Superligën e Kosovës, ku drejtoi ekipin për gjashtë muaj e gjysmë, 25 ndeshje gjithsej, me 10 fitore, 6 barazime dhe 9 humbje, para se klubi të ndërpriste bashkëpunimin me të më 19 prill.

Nëse zyrtarizohet siç pritet, që vetëm ndonjë kthesë e fortë e papritur mund ta pengojë,  Dede do të përballojë misionin më të madh të karrierës, mbrojtjen e titullit kampion dhe vazhdimin e aventurës europiane me kampionët e Shqipërisë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement