Arbnor Ramadani, “Ylli i Javës” në Superligë - Gazeta Express
string(43) "arbnor-ramadani-ylli-i-javes-ne-superlige-2"

Sport

Gazeta Express

04/05/2026 11:27

Arbnor Ramadani, “Ylli i Javës” në Superligë

Sport

Gazeta Express

04/05/2026 11:27

Arbnor Ramadani është zgjedhur futbollisti më i mirë i xhiros së 32-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Futbollisti i Llapit u zgjodh “Ylli i Javës” pasi shkëlqeu në fitoren ndaj Ballkanit duke e shënuar golin e fitores dhe mjaft të rëndësishëm të ekipit të Tahir Batatinës.

Vlerësimi është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit, shkruan “Gazeta Express”.

Pas pranimit të këtij çmimi, Arbnor Ramadani u shpreh i lumtur për vlerësimin, duke e theksuar rëndësinë e ekipit dhe fokusin për ndeshjet e radhës.

“E kemi pasur një ndeshje ndaj një kundërshtari shumë të fortë si FC Ballkani. Nuk kemi pasur shumë kohë për përgatitje, por kemi hyrë në fushë pa pasur çfarë të humbim, duke dhënë maksimumin për të marrë një rezultat pozitiv. Fondi i lojtarëve në klubin tonë është mjaft i pasur dhe besoj se pozita ku gjendemi aktualisht nuk është reale. Megjithatë, disa rezultate të dobëta radhazi na kanë sjellë në këtë situatë. Do të japim maksimumin për të dalë nga kjo gjendje dhe për të shmangur barazhin. Fillimisht dua ta falënderoj Federatën e Futbollit të Kosovës për këtë vlerësim. Ky çmim i dedikohet të gjithë bashkëlojtarëve, sepse pa ta nuk do të ishte e mundur të shpallesha ‘Ylli i Javës’. Tani jemi të fokusuar 100% në ndeshjet e radhës dhe shpresojmë të vazhdojmë me rezultate pozitive.” tha ai për faqen zyrtare të FFK-së. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement