Twitter vendos vërejtje në postimin e Trump-it, ofron fakte në lidhje me përmabjtjen - Gazeta Express
string(83) "twitter-vendos-verejtje-ne-postimin-e-trump-it-ofron-fakte-ne-lidhje-me-permabjtjen"

Twitter vendos vërejtje në postimin e Trump-it, ofron fakte në lidhje me përmabjtjen

Gazeta Express

27/05/2020 11:50

Për herë të parë, rrjeti social “Twitter” ka marrë masa kundër një vargu të postimeve të presidentit amerikan, Donald Trump, duke ua vendosur një shenjë paralajmëruese dhe një link për të ofruar fakte në lidhje me përmbajtjen e postimit.

Që nga ardhja në pushtet, kreu i Shtëpisë së Bardhë e ka përdorur llogarinë e tij në Twitter për të kërcënuar një lider botëror, për të përforcuar të dhëna të gabuara raciste nga figurat britanike dhe shpërndarjen e një gënjeshtre për vdekjen e një ndihmësi të Kongresit.

Lexo Edhe:

Gjatë tërë kësaj kohe, rrjeti i famshëm social nuk kishte marrë ndonjë masë për t’i bllokuar postimet e presidentit amerikan, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

Në anën tjetër, Trump e akuzoi rrjetin social për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale të këtij viti. “Twitter është duke e mbytur tërësisht shprehjen e lirë dhe unë, si president, nuk do të lejoj që kjo të ndodhë”, ka shkruar ai.

Sipas ligjit federal, mbrohet e drejta e platformave të internetit për t’i mbikëqyrur dhe modifikuar përmbajtjet e palëve të treta.

Në postimet e Trump-it përfshihen disa deklarata të pasakta për planin e Kalifornisë për ta zgjeruar qasjen e votimit me postë.