Turqia mund të përfshihet në Ngushticën e Hormuzit, ministri Hakan Fidan zbulon detaje - Gazeta Express
string(85) "turqia-mund-te-perfshihet-ne-ngushticen-e-hormuzit-ministri-hakan-fidan-zbulon-detaje"

Lajme

Gazeta Express

25/04/2026 16:50

Turqia mund të përfshihet në Ngushticën e Hormuzit, ministri Hakan Fidan zbulon detaje

Lajme

Gazeta Express

25/04/2026 16:50

Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, ka deklaruar se Turqia mund të shqyrtojë pjesëmarrjen në operacionet e çminimit në Ngushticën e Hormuzit pas një marrëveshjeje të mundshme paqeje midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara.

Duke folur me gazetarët në Londër të premten në mbrëmje, Fidan ka deklaruar se një ekip teknik pritej të kryente punë pastrimi të minave në ngushticë pas çdo marrëveshjeje, shkruan Reuters, trasnmeton Express.

Fidan ka shtuar se Turqia i shihte përpjekjet e tilla pozitivisht si një detyrë humanitare.

Advertisement
Advertisement
Advertisement