Durrësi, gjatë kësaj periudhe ka pritur fluks vizitorësh në sitet historike dhe arkeologjike. Kulla Veneciane dhe Amfiteatri janë ndër monumentet më të vizituara, ndërsa turistë të organizuar në grupe apo në vizita individuale shihen në çdo orë të ditës pranë Forumit Bizantin, Mureve Rrethuese.
Per periudhën janar–mars 2026, Amfiteatri ka regjistruar 2008 vizitorë, i ndjekur nga Kulla Veneciane me 926 vizitorë. Sipas të dhënave nga qendra muzeore, turistët janë kryesisht nga Mbretëria e Bashkuar, Franca, Italia, Izraeli etj.
Në qytetin bregdetar, sezoni turistik ende nuk është hapur zyrtarisht, por vitet e fundit duket se turistët nuk presin thjesht stinën e verës për ta vizituar atë.
Reklamuar nga mediat e specializuara në sektorin e turizmit si një nga destinacionet kryesore për t’u vizituar në Evropë, Shqipëria po tërheq gjithnjë e më shumë turiste. Jo vetëm për bukuritë natyrore, historine e kulinarinë por dhe për shërbimet, siç është turizmi dentar, të cilin italianët e kanë zbuluar vitet e fundit./reportv/