Kërkoheshin për tentim vrasje - Ekstradohen në Kosovë dy persona, njëri nga Gjermania tjetri nga Franca - Gazeta Express
string(100) "kerkoheshin-per-tentim-vrasje-ekstradohen-ne-kosove-dy-persona-njeri-nga-gjermania-tjetri-nga-franca"

Lajme

Gazeta Express

25/04/2026 18:09

Kërkoheshin për tentim vrasje – Ekstradohen në Kosovë dy persona, njëri nga Gjermania tjetri nga Franca

Lajme

Gazeta Express

25/04/2026 18:09

Policia e Kosovës, ka njoftuar se dy persona janë ekstraduar nga Gjermania dhe Franca për në Kosovë, të cilit kanë qenë në kërkim me letër-rreshtim ndërkombëtar.

Nga policia, po ashtu, është bërë e ditur se, të arrestuarit ishin në kërkim ndërkombëtar përmes INTERPOL-it, dhe se të dyshuarit kërkoheshin për dy raste të ndara “Vrasje në tentativë”, përcjell Gazeta Express.

Njoftimi:

Ekstradohen nga Gjermani dhe Franca për në Kosovë dy persona që ishin në kërkim me letër-rreshtim ndërkombëtar

Prishtinë, më 25 prill 2026

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, me datat 23 dhe 24 prill 2026,  kanë realizuar me sukses ekstradimin e dy personave të kërkuar nga drejtësia, të cilët ishin të shpallur në kërkim ndërkombëtar përmes INTERPOL-it. Të dyshuarit kërkoheshin për dy raste të ndara “Vrasje në tentativë”

Paraprakisht të dyshuarit ishin arrestuar nga autoritete e shteteve përkatëse në Gjermani dhe Francë dhe ekstradimet u realizuan bazuar në ligjet në fuqi dhe bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe shteteve prej nga u ekstraduan të kërkuarit.

Advertisement
Advertisement
Advertisement