Trump kërkon shtyrjen e Lojërave Olimpike, Japonia s’do të dëgjojë - Gazeta Express
string(67) "trump-kerkon-shtyrjen-e-lojerave-olimpike-japonia-as-sdo-te-degjoje"

Gazeta Express

13/03/2020 17:39

Trump kërkon shtyrjen e Lojërave Olimpike, Japonia s’do të dëgjojë

Gazeta Express

13/03/2020 17:39

Edhe Lojërat Olimpike “Tokyo 2020” mund të anulohen

Sipas ‘El Equipe’, Kampionati Evropian Euro 2020 do të anulohet, UEFA do të njoftojë për këtë të martën.

Por jo vetëm Euro 2020, rrugës për t’u anuluar, për shkak të frikës nga koronavirusi, janë edhe Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.

Në fakt, është presidenti i Amerikës, Donald Trump, i cili tashmë ka mbyllur kufijtë e vendit të tij nga frika e koronavirusit, ka kërkuar shtyrjen me një vit të Lojërave Olimpike “Tokyo 2020”.

Këtë mesazh ai ia ka përcjellë edhe kryeministrit japonez, Shinzo Abe, në një bisedë që kanë pasur mes tyre.

Gjithsesi, Abe ka qenë kundër kësaj deklarate të Trump, duke deklaruar se qëndrimi i tyre nuk ndryshon.

“Qëndrimi ynë nuk ndryshon, Do ti koordinojmë veprimet tona me Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, me organizatorët e Olimpiadës dhe Bashkinë e Tokios për të vijuar përgatitjet tona”, është shprehur ai.

Lojërat Olimpike “Tokio 2020” janë paraparë të nisin pas 4 muajsh, më 24 korrik deri më 9 gusht. Për shkak të virusit vdekjeprurës COVID-19, tashmë janë suspenduar Premierliga, Serie A, La Liga, Bundesliga, Formula 1, NBA dhe shumë aktivitete tjera sportive dhe evenimente të ndryshme. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement