Trump e zbukuron pak: Hoti dhe Vuçiq pas marrëveshjes treguan sa shumë e duan njëri-tjetrin - Gazeta Express
string(90) "trump-e-zbukuron-pak-hoti-dhe-vuciq-pas-marreveshjes-treguan-sa-shume-e-duan-njeri-tjetrin"

Trump e zbukuron pak: Hoti dhe Vuçiq pas marrëveshjes treguan sa shumë e duan njëri-tjetrin

Gazeta Express

28/10/2020 23:18

Presidenti i SHBA’së, Donald Trump, gjatë fushatës së tij në qytetin “Bullhead” të Arizonës, ka përmendur përsëri marrëveshjen e Kosovës dhe Serbisë, si dhe protagonistët e saj, kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hotin dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuciq, shkruan Express.

Trump kësaj radhe tha se pas marrëveshjes, shefat e shteteve treguan sa shumë e duan njëri-tjetrin.

Lexo Edhe:

Njeriu më i pushtetshëm në botë tha se Kosova dhe Serbia tash po bëjnë tregti derisa për dekada e dekada e kanë vrarë njëri-tjetrin.

“Kosova dhe Serbia tani po bëjnë kryejnë marrëveshje tregtare. Ndërkohë që për dekada e dekada ata kanë vrarë njëri-tjetrin”, ka thënë Trump, raporton Express.

“Unë thash se nuk do të bëjë asnjë marrëveshje me ta nëse nuk i bëjmë bashkë në tavolinë kryeministrin e Kosovës dhe presidentin e Serbisë”, tha Trump gjatë fushatës.

Tutje, Trump tha se marrëveshja e Uashingtonit në mes të Kosovës dhe Serbisë u krye për 15 minuta dhe menjëherë pas saj filluan puthjet dhe përqafimet.

“Ne e bëmë një marrëveshje në Zyrën Ovale për 15 minuta dhe më pas filluan puthjet dhe përqafimet duke treguar se sa shumë e duan njëri-tjetrin”, është shprehur Trump./Express/