Tritoli në banesën e Armand Dukës, arrestohet autori në një lagje me kreun e FSHF, pronar biznesi - Gazeta Express
string(95) "tritoli-ne-banesen-e-armand-dukes-arrestohet-autori-ne-nje-lagje-me-kreun-e-fshf-pronar-biznesi"

Tritoli në banesën e Armand Dukës, arrestohet autori në një lagje me kreun e FSHF, pronar biznesi

Lajme

Gazeta Express

25/01/2022 23:18

Arlen Hasanaj është arrestuar nga policia në lidhje me shpërthimin e tritolit në banesën e Armand Dukës një natë më parë. 34-vjeçari është vënë në pranga mbrëmjen e sotme nga blutë e Durrësit.

Burime bëjnë me dije për ABC se është banor i lagjes dhe pronari i një biznesi në zonë. Mësohet se Hasanaj ka në pronësi një biznes bar kafe dhe market, Euroshop.

Lexo Edhe:

Vetë Duka,  pak minuta pas ngjarjes deklaroi se e ka parë autorin nga kamerat e sigurisë, i cili ishte shfaqur i maskuar me kapuç dhe më pas është larguar me shpejtësi.

Nga shpërthimi i lëndës plasëse nuk pati dëmtime të mëdha, ndërsa kreu i FSHF Armand Duka dyshon se këto ngjarje kanë të bëjnë me zhvillimet e fundit për sa u përket zgjedhjeve në Federatën Shqiptare të Futbollit.

Ai ka treguar edhe një mesazh kërcënues të ardhur në celularin e tij, ku i kërkojnë të japë dorëheqjen në të kundër do e vrasin.  /abcnews.al