Tri vetura të përfshira në një aksident në Podujevë, një i lënduar - Gazeta Express
string(65) "tri-vetura-te-perfshira-ne-nje-aksident-ne-podujeve-nje-i-lenduar"

Tri vetura të përfshira në një aksident në Podujevë, një i lënduar

Lajme

Gazeta Express

26/02/2021 19:48

Një person është lënduar si një pasojë e një aksidenti ndërmjet tri veturave në Podujevë.

Një gjë të tillë për Express e ka bërë të ditur Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë së rajonit të Prishtinës, teksa ka njoftuar se personi i lënduar po merr trajtim mjekësor.

Lexo Edhe:

“Bazuar në të dhënat fillestare, si pasojë e aksidentit është lënduar një person”, thuhet ndër të tjera.

“Sot rreth orës 18:00 në rrugën “Skënderbeu” në Podujevë, ka ndodhur një aksident rrugor ku janë përfshirë tri automjete. I njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merren hetuesit e njësitit të trafikut rajonal”, deklaroi Ahmeti. /Gazeta Express/