Trepça gati për Europe Cup, sonte takohet me Tindastollin e Islandës - Gazeta Express
string(67) "trepca-gati-per-europe-cup-sonte-takohet-me-tindastollin-e-islandes"

Basketboll

Gazeta Express

04/10/2023 11:00

Trepça gati për Europe Cup, sonte takohet me Tindastollin e Islandës

Basketboll

Gazeta Express

04/10/2023 11:00

Trepça do ta nisë sonte aventurën e re në FIBA Europe Cup.

Mitrovicasit do të jenë në grup së bashku me ekipin nga Islanda, Tindastoll, si dhe atë nga Estonia, Parnu.

Fillimisht, xehetarët do të takohen me ekipin e Tindastoll sonte, takim që nis nga ora 18:00, shkruan “Gazeta Express”.

Më pas, nuk do të ketë pushim për mitrovicasit, pasi një ditë më vonë, pra nesër, do të përballen me skuadrën vendase, Parnu, po nga ora 18:00.

Trepça ka udhëtuar drejt Estonisë të dielën, aty ku do të zhvillohet kjo garë.

Kjo nuk është hera e parë për mitrovicasit që marrin pjesë në FIBA Europe Cup.

Debutimin e tyre e bën vjet, ku ishin organizator të këtij turneu, por që nuk arritën kualifikimin në grupe.

E sa jemi tek grupet, janë gjithsej shtatë, një me katër skuadra dhe gjashtë me tri.

Vetëm vendi i parë do të kualifikohet në grupet e edicionit të rregullt në FIBA Europe Cup.

Kujtojmë që Trepça është nënkampione e Kosovës dhe fituese e Kupës së Kosovës. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement