Trepça e fiton lojën e tensionuar me Bashkimin, ku shikuesit u hodhën karrige - Gazeta Express
string(76) "trepca-e-fiton-lojen-e-tensionuar-me-bashkimin-ku-shikuesit-u-hodhen-karrige"

Trepça e fiton lojën e tensionuar me Bashkimin, ku shikuesit u hodhën karrige

Basketboll

Gazeta Express

26/02/2023 20:41

Trepça pas fitimit të Kupës, ka vazhduar serinë e fitoreve në Prince Caffe Superligë. Mitrovicasit kanë mundur Bashkimin me shifrat 84:87 (18:23, 23:26, 22:19, 21:19), në kuadër të javës së 23-të.

Çereku i parë ishte interesant, ku pas një fillimi të barabartë, mysafirët me një seri prej 0:7, kaluan në epërsi 17:21, derisa këtë pjesë e fituan 18:23.

Lexo Edhe:

Mitrovicasit vazhduan me lojë të mirë dhe krijuan epërsinë më të lartë, që shkoi deri në 12 pikë, 22:34, dhe gjatë gjithë pjesës së parë ishin në epërsi, duke shkuar në pushim me rezultat 41:48.

Prizrenasit ishin më të mirë në periodën e tretë, ku barazuan shifrat në 56:56, derisa më pas zhvillohet lojë kryesisht e barabartë, ndërsa rezultati pas 30 minutash ishte 63:68.

Kjo bëri që fituesi të vendosej në çastet e fundit, ashtu edhe siç ndodhi, por më të vëmendshëm ishin mitrovicasit që vazhduan me fitore dhe triumfuan 84:87.

Ndeshja është vendosur në aksionet e fundit, por disi ka mbetur në hije të incidenteve. Në minutën e 18-të, ndeshja është ndërprerë për gati një orë. Pas një reagimi të Mikaile Tmushiqit të Trepçës, që fillimisht shkelmoi e më pas e përplasi karrigen ku ulen lojtarët që zëvendësohen, kishte hedhje të shumta të shikuesve prizrenas në parket. Janë hedhur shumë karrige. Ka pasur edhe tollovi të lojtarëve e po ashtu tollovi në tribuna. Loja ka vazhduar, por jo edhe për Tmushiqin, kapitenin e Bashkimit, Qëndrim Biraj dhe trajnerin e Trepçës, Engin Gençoglu. Tmushiq e Biraj u përjashtuan.

Te Bashkimi u dalluan Samardo Samuels me 19 pikë e nëntë kërcime, Fisnik Rugova me 16 pikë e tetë kërcime dhe Daniel Lekndreaj me dhjetë pikë e dhjetë kërcime, kurse te Trepça u dalluan Kendrick Broën me 23 pikë e gjashtë kërcime dhe Drilon Hajrizi me 15 pikë.

Prizrenasit kanë dhjetë fitore e 13 humbje, ndërsa mitrovicasit 14 fitore e nëntë humbje.