Trajneri i Bayern Munich: Kujdes nga Haalandi! - Gazeta Express
string(44) "trajneri-i-bayern-munich-kujdes-nga-haalandi"

Trajneri i Bayern Munich: Kujdes nga Haalandi!

Gazeta Express

25/05/2020 19:11

Përballja ndaj Dortmund nuk do të jetë “garë që vendos titullin!”.

Eshtë i sigurte Hansi Flick, trajneri i Bayern Munich, që në konferencën e sotme për shtyp përpara sfidës në “Signal Iduna Park” ka konfirmuar se Thiago Alcantara do të mungojë, teksa rikuperon Boatengun në mbrojtje.

Lexo Edhe:

“Ka ende disa ndeshje për të luajtur dhe më e rëndësishmja është që të kalojmë kufinjtë tanë çdo ndeshje. Është fantastike kur përballë dy ekipe të tilla”, tha ai.

“Borussia është një ekip i fortë dhe që është fuqizuar shumë në janar duke afruar një talent si Haaland. Eshtë një nga ekipet më të forta në Europë”.

“Haaland është i ri por shumë i fortë. Ka grintë, synon gjithmonë objektivin. Ka ende mundësi të rritet dhe përmirësohet, por nuk duhet të kemi vetëm atë frikë”.