Trajner i Argjentinës thotë se vetëm dy futbollistë e kanë të garantuar vendin në ekip - Gazeta Express
string(86) "trajner-i-argjentines-thote-se-vetem-dy-futbolliste-e-kane-te-garantuar-vendin-ne-ekip"

Trajner i Argjentinës thotë se vetëm dy futbollistë e kanë të garantuar vendin në ekip

Futboll

Gazeta Express

27/03/2024 11:59

Kanë mbetur edhe pak kohë drejt nisjes së Kupës Amerikës, aty ku do të paraqitet edhe Argjentina.

Përzgjedhësi argjentinas, Lionel Scaloni, foli rreth ekipit që do mund ta marr në këtë turne.

Lexo Edhe:

Ai u pyet për portierin Walter Benitez, i cili debutoi në miqësoren me Kosta Rikën.

Scaloni garantoi se janë vetëm dy emra të konfirmuar në ekip për kompeticionin e radhës.

“Benitez është një mundësi, në botën e futbollit nuk dihet asgjë. Ai është këtu sot, ai pati mundësinë e tij, por nuk mund ta garantoj për asnjë nga lojtarët që erdhi në kampin stërvitor. Vetëm për atë që nuk erdhi, që ju tashmë e njihni Messin. Të tjerat, do të shohim. Epo, edhe Di María e ka vendin e garantuar”, tha Scaloni në konferencën për media.

Gjatë këtij muaji, Argjentina i zhvilloi dy miqësore dhe që të dyja i fitoi, e fundit ndaj Kosta Rikës 3:1, ku në të dy takimet nuk luajti Lionel Messi, shkak i lëndimit.