Tonali i dërgon mesazhe tifozëve të Milanit dhe Arsenalit - Gazeta Express
string(57) "tonali-i-dergon-mesazhe-tifozeve-te-milanit-dhe-arsenalit"

Tonali i dërgon mesazhe tifozëve të Milanit dhe Arsenalit

Gazeta Express

12/08/2022 23:29

Mesfushori i Milanit, Sandro Tonali insiston se ai dëshiron të qëndrojë në Itali, pavarësisht së lajmet e lidhin atë me një kalim në Arsenal. Për këtë ai ka bërë një tatuazh me tifozët e Kuqezinjve

Italiani është gati për të filluar sezonin e tretë në MIlan, të dytin prej që ai ju bashkua klubit si transfer komplet nga Brescia.

Lexo Edhe:

Tonali fillimisht ishte huazuar në Milan më 2020 dhe gjigantët e Serie A e blen kartonin e tij një vit më parë. Tonali, është një tifozë e moçëm i MIlanit dhe ishte pajtuar që të pranojë zvogëlim page vetëm që të kalojë në këtë klub pas huazimit të tij.

“Ishte gjëja më e mirë që bëra dhe zhvillimi i imë ka qenë i natyrshëm”, tha ai për Sette Magazine.

“Të jem në një ekip përgjithmonë nuk është si të jesh i huazuar aty. Është një detaj që ndoshta ka pak rëndësi, por e bën dallimin duke i shtuar disa faktorë”.

“Nëse luani keq kur jeni në huazim, ju mund të shqet      ësoheni se klubi nuk do ju blejë. Ju bashkova Milanit në kohën e duhur dhe dëshiroj të rri këtë gjatë”, tha ai.

Lajmet nga Britania e Madhe e lidhën atë me një kalim në Arsenal, por Kuqezinjtë thonë se ata nuk kanë marrë ndonjë ofertë dhe 22 vjeçari nuk është duke e marrë në konsideratë largimin nga klubi i tij.

Milan e fillon sezonin e ri të Serie A nesër ku do ta pret Udinesen në San Siro. Por, çfarë thotë Tonali për analistët që këtë sezon e konsiderojnë favorit Interin dhe Juven për ta fituar titullin?

“Ne jemi të vetëm me tifozët tonë, ne nuk shqetësohemi nga gjërat që flasin të tjerët, si sezonin e kaluar. Ne nuk mund t’ia ndryshojmë njerëzve mendimet, kjo na bën të reflektojmë, por ne nuk jemi të shqetësuar”, tha mesfushori.

Kuqezinjtë dëshirojnë ta fitojnë titullin sikur sezonin e kaluar.

“Pas dygolëshit të Giroud në derbi, ne e kuptuam se ne ishim aty. Një gabim nga Interi ishte i mjaftueshëm por ne ishim të fortë mentalisht. Ishte e vështirë që të luajmë në pesë ndeshjet e fundit ku dinim se na duheshin vetëm rezultate të mira”.

“Pse fituam ne? Kishte faktor të ndryshëm, por Pioli ishte vendimtar, ai ishte aty në situata të vështirë kur ishim”.

“Dëshiroj t’i tregoj tifozëve tatuazhin tim të ri. Është shkruar, e pamundur por me një vijë të kuqe që anulon shkronja P dhe A. Asgjë nuk është e pamundur, ky është mesazhi i imë për ta”, ka thënë në këtë intervistë Tonali duke dërguar një mesazh të qartë për fansat e Milan që ai nuk dëshiron të largohet. /GazetaExpress/