Tmusiq, MVP i xhiros 15 - Gazeta Express
string(22) "tmusiq-mvp-i-xhiros-15"

Basketboll

Gazeta Express

14/01/2022 16:37

Tmusiq, MVP i xhiros 15

Basketboll

Gazeta Express

14/01/2022 16:37

Java e 15-të e Superligës ka dhuruar ndeshje interesante, ku derbi ishte mes Trepçës dhe Yllit. Mysafirët shënuan fitore 62:84.

Pikërisht nga kjo ndeshje vjen edhe lojtari më i mirë i javës. Mikaile Tmusiq ndaj mitrovicasve kishte 25 pikë, katër kërcime dhe një asistim. Tmusiq realizoi shtatë tre pikësha nga 13 tentime, duke u duartrokitur nga tifozët mitrovicas.

Lexo Edhe:

Tmusiq u ndihmua nga Erjon Kastrati, i cili kishte 21 pikë, katër kërcime dhe pesë asistime.

Peja realizoi fitore bindëse ndaj Bashkimit 101:71. Te pejanët u dalluan Arian Qallaku me 20 pikë, katër kërcime dhe katër asistime, si dhe Stephen Maxwell me 18 pikë, nëntë kërcime dhe dy asistime.

Sigal Prishtina realizoi fitore të lehtë ndaj Dritës 117:64. Te prishtinasit, lojtari me statistikat më të mira ishte Wendell Mitchell me 17 pikë, tetë kërcime dhe tri asistime.

Top 5Mikaile Tmusiq (Golden Eagle Ylli) 25 pikë, 4 kërcime, 1 asistimErjon Kastrati (Golden Eagle Ylli) 21 pikë, 4 kërcime, 5 asistime Arian Qallaku (Peja) 20 pikë, 4 kërcime, 4 asistimeStephen Maxwell (Peja) 18 pikë, 9 kërcime, 2 asistime Wendell Mitchell (Sigal Prishtina) 17 pikë, 8 kërcime, 3 asistime

Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe teksti