Tjetër humbje, nuk e fiton dot betejën me Covid mjeku i njohur - Gazeta Express
string(61) "tjeter-humbje-nuk-e-fiton-dot-betejen-me-covid-mjeku-i-njohur"

Tjetër humbje, nuk e fiton dot betejën me Covid mjeku i njohur

Gazeta Express

25/11/2020 11:43

Tjetër humbje nga bluzat e bardha. Mjeku Bledi Nini nuk ka mundur ta fitojë betejën me Covid. Nini ka ndërruar jetë në Itali, pasi kishte shkuar në shtetin fqinj për kurim.

Nini ishte ndër mjekët më të talentuar në vendin tonë, që pasi u infektua, u nis menjëherë për kurim në shtetin fqinj.

Lexo Edhe:

Nini shërbente si mjek ORL në QSUT. Mjekët dhe infermierët janë ndër kategoritë më të prekura nga Covid-19, për shkak se përballen përditë me pandeminë.

Lajmin e ka bërë të ditur, miku  i tij njëherësh edhe kreu i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, i cili thotë se marrja e këtij lajmi nuk ishte i thjeshtë.

Leli i bën thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes, pasi virusi nuk është lojë mediatike.

“U nisa për në ‘Shkollën Tregtare’ me të njëjtin optimizëm me të cilin kam dashur të përcjell mesazhet sensibilizuese nëpër shkolla, gjatë këtyre ditëve, por lajmi se miku e kolegu im, një nga mjekët më të talentuar vlonjat, Bledi Nini, e humbi këtë mëngjes betejën me Covidin, nuk është i thjeshtë për mua. Virusi nuk është lojë mediatike, kujdesuni për veten, përdorni maska dhe tregohuni të vëmendshëm ndaj të gjitha masave parandaluese! Pushofsh ne paqe, Bled”, shkruan Leli në Facebook.