Zgjedhjet presidenciale/ LSDM-ja nuk dorëzohet – VMRO-DPMNE “zbulon” skenare! - Gazeta Express
string(71) "zgjedhjet-presidenciale-lsdm-ja-nuk-dorezohet-vmro-dpmne-zbulon-skenare"

Ballina

Gazeta Express

26/04/2024 14:07

Zgjedhjet presidenciale/ LSDM-ja nuk dorëzohet – VMRO-DPMNE “zbulon” skenare!

Ballina

Gazeta Express

26/04/2024 14:07

LSDM-ja beson se mund të ndryshohet rezultati në zgjedhjet e 8 majit, kurse VMRO-DPMNE-ja paralajmëron se BDI-ja dhe LSDM-ja po përgatisin skenare në dëm të shtetit. Në këto rrethana vazhdon fushata për zgjedhjet e 8 majit.

“Nuk heqim dorë, u bëj thirrje qytetarëve që më 8 maj të dalin masovikisht për të mbështetur LSDM-në dhe Pendarovskin”. Mesazhi erdhi nga kreu socialdemokrat, Dimitar Kovaçevski, gjatë një tubimi partiak në Çuçer Sandevë.

Lexo Edhe:


“Dua tju nxis që deri më 8 maj të bisedoni me miqtë, familjarët, fqinjtë. Të thoni PO e kuptuam ku kemi gabuar, se kemi plan të qartë për tu përmirësuar dhe gjithahstu të thoni se ne jemi ajo parti që siguroi gjërat progresive për vendin dhe që liroi këtë shtet nga kthetrat e një partie politike që e pati mbërthyer për një dekadë”, tha Dimitar Kovaçevski.

VMRO-DPMNE-ja paralajmëron skenare që sipas tyre do të ishin në dëm të shtetit. Njëra, sipas tyre, do të ishte bojkotimi i rrethit të dytë të zgjedhjeve presidenciale. Për skenare të tilla, Mickoski u prononcua në mitingun e mbrëmshëm në Kërçovë.

“Po marr informacoione për skenare të zeza që po bëhen në shtabet e kundërshtarëve. Të fshehur bëjnë skenare për bojkot. Jana para dyerve në Reçicë të Vogël dhe i lusin për vota. Por, populli është më I fortë nga njerëzit e BDI-së që menaxhojnë me vendin dhe nga ai regjim artanoid”, tha Hristijan Mickoski.

Por, jo vetëm kaq! Mickoski paralajmëroi edhe për një skenar tjetër.

“Skenare I dytë është loja me shenjat e Maqedonisë dhe ofertat joshëse që nga LSDM-ja po I merr BDI-ja në llogari të Maqedonisë, për një paraqitje partneriale dhe mbështetje të ndërsjelltë në zgjedhjet e 8 majit” , tha Mickoski.

LSDM-ja beson se mund të ndryshojnë gjërat më 8 maj. Sipas nënkryetarit socialdemokrat Fatmir Bytyqit, kandidatja presidenciale e VMRO-DPMNE-së ka arritur maksimumin e votave dhe beteja nis nga zeroja.

“Kjo nuk mjafton për fitore në zgjedhjet presidenciale. Ju siguroj se me këtë dallim dhe me këtë retorikë që e ka VMRO-DPMNE-ja, me ksenofobinë e Siljanovskës, nuk ka vota nga elektorati shqiptar në rrethin e dytë zgjedhor”, tha Fatmir Bytyqi.

Kthesa e madhe në rezultat ndodhi në zgjedhjet presidenciale të vitit 1999.

Atëherë kandidati i LSDM-së, Tito Petkovski, në rrthin e parë kishte fituar 343.606 vota dhe kishte epërsi prej 124.508 vota kundrejt kandidatit të VMRO-DPMNE-së, Boris Trajkovski.

Në rrethin e dytë ndodhi kthesa – Petkovski fitoi 513.614 vota, kurse fitoi Trajkovski me 582.808 vota respektivisht 69.194 më tepër se Petkovski.

Rezultati zgjedhor I Trajkovskit, në rrethin e dytë, u rrit për mbi 363.000 vota./tvklan.mk