Tjetër delegim për gjyqtarët kosovarë në garat evropiane - Gazeta Express
string(56) "tjeter-delegim-per-gjyqtaret-kosovare-ne-garat-evropiane"

Sport

Gazeta Express

28/07/2026 13:51

Tjetër delegim për gjyqtarët kosovarë në garat evropiane

Sport

Gazeta Express

28/07/2026 13:51

UEFA ia ka besuar gjyqtarit ndërkombëtar Mervan Bejtullahu drejtimin e ndeshjes së raundit të dytë kualifikues të UEFA Conference League ndërmjet Ilves dhe Stjarnan, e cila do të zhvillohet më 30 korrik në Tammelan Stadion, Tampere, me fillim nga ora 18:00.

Gjyqtari nga Kosova do të asistohet nga bashkëkombësit e tij Edmond Zeqiri dhe Bashkim Hyseni, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Alban Shala.

“Ky delegim përfaqëson një tjetër vlerësim të rëndësishëm nga UEFA dhe dëshmi të besimit të vazhdueshëm në profesionalizmin, përgatitjen dhe cilësinë e gjyqtarëve kosovarë në arenën ndërkombëtare. FFK i uron shumë suksese ekipit të gjyqtarëve dhe një paraqitje sa më të mirë në këtë sfidë evropiane!”, shkruan shtëpia e futbollit kosovar. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement