Një tifoz i pakënaqur i Arsenalit ka pretenduar se po ndjek veprime ligjore kundër klubit pas paraqitjes “të papranueshme” ndaj Bournemouthit.
“Topçinjtë” aktualisht janë gjashtë pikë përpara Manchester Cityt në garën për titull, por pësuan një goditje të madhe të shtunën, duke humbur 2-1 në shtëpi ndaj Bournemouthit.
Kjo ishte humbja e tretë në katër ndeshje, një formë shumë e dobët në një moment kritik të sezonit, teksa përgatiten për përballje të rëndësishme ndaj Sporting Lisbonës dhe Manchester Cityt.
Pas ndeshjes, tifozi nga Kampala, Eric Kyama, deklaroi se ka ngritur padi ndaj klubit për “stres emocional, ankth dhe dëme të tjera”, duke publikuar edhe një njoftim zyrtar në rrjetin social “X”.
I am suing @Arsenal football club for emotional distress, among other offences. This kind of performance is unacceptable!
— Eric Kyama (@erickyama5) April 11, 2026
Cc: @BBCSport @cnnsport @DailyMail @guardian @DhakabaKigongo @AllanDarren @dailytelegraph @DailyMonitor @newvisionwire @piersmorgan @m8arteta @DavidLumansi pic.twitter.com/9rZYmQjgjI
Në deklaratën e tij thuhet: “Po ju drejtohem me këtë njoftim për qëllimin tim për të ndjekur veprime ligjore kundër Arsenalit, lojtarëve të ekipit të parë dhe trajnerit Mikel Arteta pas paraqitjes së papranueshme kundër Bournemouthit. Si tifoz i përkushtuar nga Uganda, e paraqes këtë ankesë mbi bazën e neglizhencës profesionale, mungesës së integritetit konkurrues dhe shkeljes së kontratës së nënkuptuar mes klubit dhe tifozëve globalë”.
Ai shtoi se performanca u karakterizua nga mungesë përpjekjeje, mungesë ideje taktike dhe ambicie sportive, duke akuzuar lojtarët për “mungesë totale angazhimi”.
Gjithashtu, Kyama kritikoi trajnerin Arteta për mungesë aftësie taktike.
“Dështimi i tij për t’u përshtatur me rrjedhën e ndeshjes e la ekipin pa drejtim dhe të pambrojtur”, shkruan ai.
Në fund, ai paralajmëroi se nëse klubi nuk jep një shpjegim zyrtar dhe plan për përmirësim, do të vazhdojë me hapa të tjerë ligjorë për të kërkuar dëmshpërblim për pasojat psikologjike dhe humbjen e besimit.
Ndërkohë, Arsenali përballet me një javë vendimtare: pret Sporting Lisbonën në ndeshjen e kthimit të çerekfinales së Ligës së Kampionëve dhe më pas udhëton në “Etihad” për një përballje vendimtare ndaj Manchester Cityt./GazetaExpress/