Leedsi merr tri pikë të arta, Unitedi i prishë punët vetës për Ligën e Kampionëve - Gazeta Express
string(80) "leedsi-merr-tri-pike-te-arta-unitedi-i-prishe-punet-vetes-per-ligen-e-kampioneve"

Futboll

Gazeta Express

13/04/2026 23:00

Leedsi merr tri pikë të arta, Unitedi i prishë punët vetës për Ligën e Kampionëve

Futboll

Gazeta Express

13/04/2026 23:00

Manchester Unitedi ka pësuar humbje në shtëpi nga Leeds Unitedi dhe i prishë punë vetës në garën për Ligën e Kampionëve.

“Djajtë e Kuq”, të drejtuar nga Michael Carrick u mposhtën 2-1 nga Leedsi në “Old Trafford”, me ndeshjen e luajtur në kuadër të xhiros së 32-të në Premierligë.

Ishin mysafirët që dolën të parët në epërsi, me anë të Noah Okafor, i cili shënoi në minutën e pestë.

24 minuta më vonë, zvicerani shënoi edhe golin e dytë për Leedsin, dhe të dytin personal në ndeshje.

Okafor e gjeti rrjetën e golit edhe në minutën e 29-të, për rezultatin prej 2-0.

Me këto shifra u mbyll pjesa e parë, teksa ajo e dytë e prodhoi vetëm një gol.

Në minutën e 56-të, Lisandro Martinez u ndëshkua me karton të kuq, pasi e kapi për flokësh sulmuesin e Leedsit, Dominic Calvert-Lewin.

Në minutën e 69-të, mesfushori braziliani shënoi për Unitedin, duke ngushtuar epërsinë në 2-1.

Mirëpo, deri në fund, Unitedi nuk arriti të bëjë më shumë, dhe kështu ndeshja u mbyll me fitoren e mysafirëve.

Leedsi me këtë fitore shkon në gjashtë pikë larg vendit të 18-të, që mbahet nga Tottenhami.

Skuadra e Daniel Farkes është e 15-ta në Premierligë, me 36 pikë të tubuara.

Ndërkohë, Unitedi mbetet i treti me 55 pikë, aq sa ka edhe Aston Villa në vendin e katërt./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement