Një moment tejet emocional ka tërhequr vëmendjen, teksa qeni i një astronaute të NASA është parë duke reaguar me gëzim të jashtëzakonshëm pas kthimit të saj në shtëpi nga misioni Artemis II.
Videoja e ribashkimit të tyre është shpërndarë, duke prekur mijëra përdorues me reagimin spontan dhe dashurinë e pakushtëzuar të kafshës.
Astronautja, e cila kishte kaluar një periudhë larg shtëpisë për shkak të misionit hapësinor, u prit me entuziazëm të papërmbajtshëm nga qeni i saj, i cili nuk reshti së shprehuri lumturinë për rikthimin e saj. /Gazeta Express