Tifozët pejanë e paralajmërojnë bojkotimin e Superkupës, i ftojnë tifogrupet tjera ta ndjekin rrugën e tyre - Gazeta Express
string(106) "tifozet-pejane-e-paralajmerojne-bojkotimin-e-superkupes-i-ftojne-tifogrupet-tjera-ta-ndjekin-rrugen-e-tyre"

Basketboll

Gazeta Express

02/11/2022 15:18

Tifozët pejanë e paralajmërojnë bojkotimin e Superkupës, i ftojnë tifogrupet tjera ta ndjekin rrugën e tyre

Basketboll

Gazeta Express

02/11/2022 15:18

Tifozët e basketbollit kanë nisur t’i shfaqin pakënaqësitë e para pas vendimeve të fundit të Federatës së Basketbollit të Kosovës.

Shtëpia e basketbollit kosovar fillimisht vendosi që të mos e lejojë udhëtimin e tifozëve të organizuar deri në fund të sezonit.

Ky vendim nuk u pëlqye aspak nga tifozët, shkruan “Gazeta Express”.

Madje, tifogrupi “Torcida” e lëshoi një reagim, përmes së cilit kërkoi nga FBK-ja që ta rishqyrtojë këtë vendim.

Në të kundërtën, tifozët mitrovicas inkurajuan edhe tifogrupet tjera që bashkërisht ta bojkotojnë Superkupën e Kosovës.

Mitrovicasit u ankuan edhe për orarin e Superkupës, i cili u zhvendos për herë të tretë, duke konsideruar se në këtë rast po i humb serioziteti i këtij evenimenti.

E sot, me reagim ka dalë edhe tifogrupi zyrtar i KB Pejës, U.C.F.

Ky tifogrup ankohet se FBK-ja po merr vendime të dëmshme kundër klubit pejan dhe kundër basketbollit kosovar.

Edhe UCF i ftoi tifogrupet tjera që bashkërisht të marrin vendim për bojkotimin e kësaj ngjarjeje sportive. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement