Foda: Euro 2028 mbetet objektivi kryesor i Kosovës - Gazeta Express
string(49) "foda-euro-2028-mbetet-objektivi-kryesor-i-kosoves"

Futboll

Gazeta Express

27/05/2026 16:19

Foda: Euro 2028 mbetet objektivi kryesor i Kosovës

Futboll

Gazeta Express

27/05/2026 16:19

Selektori i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, ka folur për zhgënjimin pas humbjes ndaj Turqisë në finale, duke theksuar se skuadra duhet ta lërë pas atë disfatë dhe të fokusohet te zhvillimi dhe sfidat e ardhshme.

Në konferencën për media, trajneri gjerman pranoi se humbja ishte e vështirë për ekipin, por insistoi se Kosova duhet të vazhdojë të ecë përpara dhe të ndërtojë një skuadër më konkurruese.

“Nuk ka qenë e lehtë ta pranojmë humbjen ndaj Turqisë në finale. Megjithatë, duhet të shikojmë përpara, të vazhdojmë punën dhe të zhvillohemi së bashku si ekip”, deklaroi Foda.

Ai theksoi se ndeshjet e ardhshme do të shërbejnë si përgatitje e rëndësishme për garat zyrtare në Ligën e Kombeve.

“Ndeshjet që na presin do t’i shfrytëzojmë maksimalisht, sepse janë shumë të rëndësishme për përgatitjen tonë para sfidave në Ligën e Kombeve”, shtoi selektori.

Foda bëri të qartë se projekti afatgjatë i Kosovës mbetet kualifikimi në Kampionatin Evropian të vitit 2028, objektiv për të cilin ai beson se skuadra ka potencial të luftojë.

“Qëllimi ynë afatgjatë është të vazhdojmë të përmirësohemi si ekip. Objektivi më i madh mbetet kualifikimi në ‘Euro 2028’ dhe do të punojmë shumë për ta arritur atë”, përfundoi ai.

Advertisement
Advertisement
Advertisement