Foda monitoron Superligën, lavdëron talentin e Prishtinës - Gazeta Express
string(56) "foda-monitoron-superligen-lavderon-talentin-e-prishtines"

Futboll

Gazeta Express

27/05/2026 16:16

Foda monitoron Superligën, lavdëron talentin e Prishtinës

Futboll

Gazeta Express

27/05/2026 16:16

Selektori i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, ka konfirmuar se po ndjek nga afër futbollistët e Superligës së Kosovës, duke vlerësuar talentët e rinj që po spikasin në kampionat.

Në një deklarim për media, trajneri gjerman tha se gjatë javëve të fundit ka përcjellë disa ndeshje të elitës së futbollit kosovar dhe disa lojtarë kanë arritur t’i tërheqin vëmendjen me paraqitjet e tyre.

“Sigurisht që i ndjek ndeshjet e Superligës së Kosovës. Në tri ose katër ndeshjet e fundit kam parë disa futbollistë që më kanë lënë përshtypje pozitive”, deklaroi Foda.

Ai theksoi se bashkëpunon vazhdimisht me përzgjedhësin e Kosovës U21 për të monitoruar zhvillimin e lojtarëve të rinj, disa prej të cilëve tashmë janë pjesë e grupmoshave të reja të Kombëtares.

“Jam në kontakt të vazhdueshëm me përzgjedhësin e Kosovës U21 dhe marr informata për progresin e tyre”, shtoi ai.

Foda veçoi në mënyrë të veçantë futbollistin e Prishtinës, Rin Ahmeti, të cilin e cilësoi si një lojtar me potencial të madh për të ardhmen.

“Rin Ahmeti është një lojtar interesant. Ai duhet të vazhdojë të punojë dhe të mos ndalet në zhvillimin e tij. Tani duhet ta kalojë me sukses fazën e grupmoshave të reja”, u shpreh selektori i Kosovës.  

Advertisement
Advertisement
Advertisement