“Ti sikur je tapë o burrë i dheut” Debati i ashpër mes Alfred Lelës e deputetit - Gazeta Express
string(77) "ti-sikur-je-tape-o-burre-i-dheut-debati-i-ashper-mes-alfred-leles-e-deputetit"

“Ti sikur je tapë o burrë i dheut” Debati i ashpër mes Alfred Lelës e deputetit

Gazeta Express

12/12/2019 12:08

Dy projekt-ligjet që synojnë ndryshime në ligjin e medias të ashtuquajtura “paketa anti-shpifje” janë diskutuar sot në Komisionin për Edukimin dhe mjetet e Informimit Publik.

Janë rreth 15 organizata që kanë kundërshtuar këtë ligj duke e akuzuar qeverinë se po synon shtypjen e lirisë së medias.

Lexo Edhe:

Në seancën e sotme dëgjimore ishin të pranishëm, pedagogët Mark Marku dhe Alfred Lela të cilët patën edhe përplasje me disa nga deputetët.

Në momentin që mori fjalën Alfred Lela, njëri nga deputetët ndërhyri, duke shkaktuar reagimin e Lelës.

Në videon e publikuar nga A2CNN dëgjohet debati mes tyre.

“Sikur je tapë o burrë i dheut. I ke sytë…”, tha Lela, ndërsa menjëherë deputeti Halit Valteri iu kthye duke i thënë Lelës se nuk mund t’i drejtohet me ato fjalë asnjërit prej deputetëve.

“Po çfarë deputeti je ti? Me gjithë mend e ke? E di veten deputet ti?”, ishte përgjigjja e Lelës.

Më parë gjatë diskutimit, Mark Marku pati një përplasje me deputeten Mirela Kumbaro pasi i kërkoi që ajo të fliste paralel me të dhe kjo solli braktisjen e seancës nga deputetja.