Thomas Strakosha tërheq interesimin e gjigantit anglez - Gazeta Express
string(54) "thomas-strakosha-terheq-interesimin-e-gjigantit-anglez"

Sport

Gazeta Express

14/06/2022 18:18

Thomas Strakosha tërheq interesimin e gjigantit anglez

Sport

Gazeta Express

14/06/2022 18:18

E ardhmja e Thomas Strakoshës është ende e paqartë.

Portieri shqiptar vazhdon të jetë i lidhur me një kalim te Fulhami, por deri më tani nuk ka asgjë konkrete, shkruan Gazeta Express.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka bërë të ditur se Strakosha ka tërhequr interesimin e shumë klubeve të mëdha evropiane, duke marrë parasysh se është lojtar i lirë.

Sipas gazetarit italian, tani edhe Chelsea po e konsideron si opsion 27-veçarin.

Klubi nga Londra mund të synojë nënshkrimin me reprezentuesin e Kombëtares së Shqipërisë, nëse portieri i dytë i tyre, Kepa Arrizabalaga, largohet në afatin kalimtar të verës. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement