Theo Hernandez mund të rikthehet në Serie A vetëm një vit pas largimit nga Milani.
Mbrojtësi francez i Al Hilalit u është ofruar, si Juventusit ashtu edhe Napolit, teksa mundësia e një huazimi po merr formë, shkruajnë mediat italiane, përcjell “Gazeta Express”.
Pengesa më e madhe mbetet rroga e tij shumë e lartë.
Theo përfiton rreth 20 milionë euro në sezon në Arabinë Saudite, një shifër që është e papërballueshme për klubet italiane.
Për këtë arsye, çdo negociatë do të ishte e mundur vetëm nëse lojtari e pranon një ulje drastike të pagës së tij.
Formula e huazimit konsiderohet si alternativa më e realizueshme, pasi Al Hilal mund të pranojë ta mbulojë një pjesë të pagës së lojtarit për ta lehtësuar rikthimin e tij në Evropë.
Juventusi e sheh Theoin si një opsion në rast se largohet Andrea Cambiaso, ndërsa Napoli po e monitoron gjithashtu situatën dhe nuk e përjashton mundësinë për të hyrë në garë nëse krijohen kushtet e duhura ekonomike. /Gazeta Express
Zbuloni si ndërtohet cilësia përmes mbi 1.000 kontrolleve, testimeve të pavarura dhe respektimit të standardeve strikte të Bashkimit Evropian.*...