Themelohet klubi basketbollistik "Policia e Kosovës" - Gazeta Express
string(50) "themelohet-klubi-basketbollistik-policia-e-kosoves"

Basketboll

Gazeta Express

19/06/2025 18:36

Themelohet klubi basketbollistik “Policia e Kosovës”

Basketboll

Gazeta Express

19/06/2025 18:36

Është themeluar klubi i basketbollit, “Policia e Kosovës”.

Kjo është bërë e ditur nga vet faqja zyrtare e Policisë së Kosovës në Facebook, shkruan Gazeta Express.

Nga ky vit, ky klub do të garojë në garat e Federatës së Basketbollit të Kosovës.

Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:

Me përkrahjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, ka vazhduar themelimi i klubeve sportive të Policisë, këtë herë është themeluar Klubi i Basketbollit.

Pas konsultimeve dhe në përputhje me rregulloren për organizimin e brendshëm, është zgjedhur struktura udhëheqëse e klubit (kryetari dhe sekretari). Gjithashtu, janë mbajtur dy seanca (grumbullime) stërvitore me lojtarë që do të përfaqësojnë Policinë e Kosovës në garat zyrtare.

Me përkrahjen e plotë të Federatës së Basketbollit të Kosovës, si dhe pas përmbushjes së të gjitha kritereve të nevojshme për themelimin e klubit, Klubi i Basketbollit “Policia e Kosovës” nga ky vit do të jetë pjesë e garave shtetërore.