“The Best European Show” premierë në Prishtinë së shpejti - Gazeta Express
string(55) "the-best-european-show-premiere-ne-prishtine-se-shpejti"

Arte

Gazeta Express

08/04/2024 14:35

“The Best European Show” premierë në Prishtinë së shpejti

Arte

Gazeta Express

08/04/2024 14:35

“The Best European Show” – bashkëprodhim i Teatrit Kombëtar të Kosovës, Teatro Due – Parma, Teatri Kombëtar Slloven – Nova Gorica, Teatr Opole dhe Teatru Malta pas turneut në Poloni, Itali, Maltë e Slloveni po vjen edhe në Prishtinë me 25 dhe 26 prill 2024.

“The Best European Show” me regji të Haris Pašovic, bashkëprodhuar nga pesë teatro evropiane, ndër ata Teatru Malta (MT), JK Opole Theatre (PL), Teatri Kombëtar Slloven Nova Gorica (SI), Teatro Due (IT) dhe Teatri Kombëtar i Kosovës (KS), është një komedi satirike për një juri eklektike evropiane që duhet të përcaktojë fituesit e festivalit të fundit teatror duke i hapur përfundimisht rrugën dixhitalizimit të teatrit.

Lexo Edhe:

Kjo juri përbëhet nga një kritik teatri, një zyrtar shtetëror, një divë, një drejtor teatri, një menaxher teatri dhe një shkrimtar, të cilët formulojnë mendimet e tyre ndërsa kritikojnë çdo performancë gjatë një procesi rraskapitës të vlerësimit.

Teksti: Marko Bratush & Haris Pashoviq

Regjisor: Haris Pashoviq

Luajnë: Armend Smajli, May-Linda Kosumovic, Davide Gagliardini, Ana Facchini, Gianni Selvaggi, Philip Leone Ganado, Felix Römer, Weronika Kozakowska, Blazej Stencel, Jammeh Diangana, Paola de Crescenzo dhe Lumnije Sopi.

Kompozitor: Trimor Dhomi

Dramaturg: Sean Buhagiar

Koreograf: Robert Nuha

Disejner i dritave: Claudio Coloretti

Skenograf dhe kostumograf: Krystian Szymczak