Thaçi s'flet për Gjykatën Speciale, s'do t'u shtojë asgjë fjalëve të avokatit - Gazeta Express
string(73) "thaci-sflet-per-gjykaten-speciale-sdo-ti-shtoje-asgje-fjaleve-te-avokatit"

Thaçi s’flet për Gjykatën Speciale, s’do t’u shtojë asgjë fjalëve të avokatit

Gazeta Express

09/11/2020 16:38

Pasi disa herë u deklarua i pafajshëm për të gjitha akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk ka dashur t’i shtojë më shumë fjalëve të avokatit të tij në paraqitjen e tij të parë para Gjykatës Speciale, raporton Gazeta Express.

Në fund të seancës së parë gjyqësore, gjykatësi Nicolas Guillou e ka pyetur Thaçin nëse ka për të thënë diçka që e ndjen të nevojshme. Por, ish-presidenti nuk ka dashur të flasë për qëndrimet e tij ndaj Tribunalit, ashtu siç bëri paraprakisht bashkëpunëtori i tij i vjetër në UÇK e në politikë, ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi.

Lexo Edhe:

“Gjithçka çfarë do të theksoja e potencoi avokati”, ka thënë shkurtimisht Thaçi.

E avokati David Hooper, të cilin Thaçi e autorizoi të flasë në emrin e tij, pati shumë vërejtje për Gjykatën Speciale. Hooper kërkoi përgjigje për mungesën e simboleve të Kosovës në këtë gjykatë si dhe për akuzat e munguara për trafikim organesh, mbi bazën e të cilave u ngrit Gjykata Speciale. /GazetaExpress/