Behrami video ndërtesës së Qeverisë: Dritat në zyrat e Kurtit të ndezura, nga aty po e udhëheq aksionin elektoral në Drenicë - Gazeta Express
string(122) "behrami-video-nderteses-se-qeverise-dritat-ne-zyrat-e-kurtit-te-ndezura-nga-aty-po-e-udheheq-aksionin-elektoral-ne-drenice"

Lajme

Gazeta Express

15/05/2026 2:18

Behrami video ndërtesës së Qeverisë: Dritat në zyrat e Kurtit të ndezura, nga aty po e udhëheq aksionin elektoral në Drenicë

Lajme

Gazeta Express

15/05/2026 2:18

Artan Behrami nga PDK-ja, ka publikuar një video nga ndërtesa e Qeverisë së Kosovës, ku sipas tij, dritat në zyrat e kryeministrit Albin Kurti kanë qenë të ndezura gjatë zhvillimeve të sotme në Skënderaj.

Behrami ka pretenduar se “nga aty po udhëhiqet aksioni elektoral në Drenicë”, duke e lidhur situatën me tensionet e krijuara pas incidentit ku u përfshi Sami Lushtaku.

“Duket se Albin Kurti aksionin elektoral në Drenicë po e menaxhon nga zyra e tij. Ora 01:35, dritat në zyrat e tij ende të ndezura”, ka shkruar Behrami.

Në Skënderaj gjatë natës së sotme janë grumbulluar qytetarë para stacionit policor dhe më pas në qendër të qytetit, ku janë parë përballë pjesëtarëve të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, duke kërkuar sqarime për praninë e tyre. Policia kishte deklaruar më herët se bëhej fjalë për një plan operativ. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement